Zekirja Shaini, bartësi i listës së Aleancës për Kohezion dhe Integrim (AKI) në Komunën e Likovës, është plagosur sot si pasojë e një sulmi me armë zjarri në Kumanovë informon Tetovasot.
Sipas informacioneve të para jozyrtare, sulmi nuk ka pasur motive politike. Burime nga terreni bëjnë të ditur se të shtënat janë shkëmbyer nga vetura në veturë, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje të plota rreth autorëve apo shkaqeve të mundshme të incidentit.
Z.Sh u dërgua menjëherë në ambulancë për trajtim mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore aktualisht nuk është bërë publike nga institucionet shëndetësore.
Policia ka nisur hetimet dhe është në kërkim të të dyshuarve. Autoritetet deri tani nuk kanë dalë me një deklaratë zyrtare për ngjarjen.TS