Hipokrizia politike në Bërvenicë e ngjajshme si në Butel!

Muharrem Hasani

Ajo që po ndodh në Bërvenicë me kandidatin shqiptar Haqim Ramadanin i cili në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale nuk po merr përkrahje nga koalicioni VLEN, është pothuajse identike me rastin e Butelit, ku kandidati i vetëm shqiptar, Isamedin Azizi, u la pa mbështetje nga po i njëjti koalicion.

Edhe vetë njëri prej përfaqësuesve të VLEN-it, Bilall Kasami, e pranoi se nuk do të përkrahin kandidatit shqiptar në Bërvenicë, edhe pse paramendoni është kandidat i koalicionit të tij, të cilin vet e kanë propozuar. E njëjta skemë u pa edhe në Butel, ku nga frika se mos “ua ngreh veshin” Mickoski, nuk u bë asnjë thirrje publike për të mbështetur Isamedinin. VLEN mbështeti kandidatin e VMRO-së, Kostovskin, një pjesë e votoi direkt, ndërsa të tjerë e bënë këtë në mënyrë indirekte, duke kontribuar që mbi 1100 vota shqiptare të shpallen të pavlefshme.

Kjo është e turpshme dhe dëshpëruese për një koalicion shqiptar që ka rënë aq poshtë sa të harrojë ndjenjën kombëtare, vetëm e vetëm për t’i qëndruar besnik patronit të tyre, Hristijan Mickoskit.

Nuk na habit pse nuk e përkrahën kandidatin shqiptarë të AKI-së në Butel…Por na habit dhe na shqetëson si është e mundur që një koalicion shqiptar të mos përkrahë kandidatin shqiptar të vet koalicionit të saj, përballë një kandidati maqedonas!?

Kjo është tmerruese dhe dëshmon qartë se qëllimi i tyre nuk është mbrojtja e interesit shqiptar, por vetëm e vetëm të mbesin në pushtet, pa marrë parasysh çmimin.