Më shumë se 40 qenve endacakë, disa prej të cilëve janë gjetur pranë shkollës fillore “Sande Shtërjoski” në Kërçovë janë helmuar.
Aktivistët kanë paralajmëruar se helmi i përdorur është vdekjeprurës edhe për njerëzit, duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga MPB-ja dhe Prokuroria.
Ngjarja, e raportuar të enjten, ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e banorëve dhe për mënyrën se si institucionet reagojnë në raste të tilla të helmimeve masive.
Trupat e kafshëve janë gjetur në disa pika të ndryshme të qytetit.
Shoqata “Anima Mundi” ka deklaruar se është përdorur substancë jashtëzakonisht e rrezikshme, duke kërkuar kontroll të kamerave të sigurisë dhe hetim të plotë.
Qytetarët përshkruajnë skena tronditëse, me dhjetëra kufoma të lëna për orë të tëra në trotuare dhe oborre, çka ka shtuar ndjeshëm ankthin tek prindërit dhe nxënësit.
Aktivistët kanë gjetur doreza në lagjen Vëllazërimi, të cilat sipas tyre mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.
Disa organizata lokale pohojnë se në qytet prej vitesh tolerohet dhuna ndaj qenve endacakë, në vend që të merren masa sistematike si vaksinimi, çipimi dhe programet për adoptim.