Haradinaj për njohjen nga Siria: Kosova po dëshmohet si aleate e botës demokratike





Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit se Siria e ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pozicionit ndërkombëtar të vendit, raporton Klankosva.tv.

Haradinaj ka vlerësuar rolin e Presidente Vjosa Osmani në këtë proces, duke thënë se njohja dëshmon efikasitetin e bashkëpunimit me aleatët.

“Njohja e Kosovës nga Siria është lajm që tregon se bashkëpunimi i ngushtë me miqtë dhe aleatët sjell rezultate të jashtëzakonshme. Vlerësoj punën e Presidentes në këtë sukses për afirmimin e shtetit tonë, duke u bërë kështu 120 shtete që e njohin Kosovën që nga pavarësia e saj. Kemi shumë punë përpara, mirëpo Kosova është këtu për të qëndruar me botën demokratike, në një frymë me aleancat tona”, shkroi Haradinaj.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo