Grupacioni BALFIN po e sjell Flying Tiger Copenhagen në East Gate Mall- Kreativiteti skandinez po arrin në Shkup (FOTO)
Grupaconi Balfin vazhdon me zgjerimin e saj në sektorin e shitjes me pakicë, duke e shtuar edhe një brend të njohur botëror në rajon. Kësaj herë, grupacioni e paraqiti brendin danez Flying Tiger Copenhagen, duke e hapur shitoren e saj të parë në Ballkanin Perëndimor në East Gate Mall në Shkup. Me këtë hapje, konsumatorëve maqedonas i ofrohet një botë e mbushur me ngjyra, dizajn, kreativitet dhe thjeshtësi skandinave-përvojë e cila sjell freski dhe gëzim në tregun lokal të shitjes me pakicë.
Hapja e Flying Tiger Copenhagen në Shkup është pjesë e partneritetit strategjik midis Grupacionit Balfin dhe Flying Tiger Copenhagen, me qëllim të zgjerimit të brendit nëpër tërë Ballkanin Perëndimor. Plani parashikon hapjen e më shumë se 50 shitoreve në katër vitet e ardhshme në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi, me të cilën në rajon, do të krijohen 400 vende të reja të punës.
Drejtori gjeneral ekzekutiv i Flying Tiger Copenhagen, Martin Jermin, e theksoi rëndësinë e partneritetit me Balfin, duke e përshkruar grupacionin si një partner kyc rajonal:
“ Jemi të lumtur që po e festojmë hapjen e shitores tonë të parë në Maqedoninë e Veriut. Pas suksesit që e arritëm në Evropën Qëndrore dhe Jugore- nga Polonia deri në Greqi- ky kapitull i ri në Shkup paraqet një moment shpërthyes për brendin. Energjia dhe kreativiteti i vendit në mënyrë të përkryer përshtaten me vlerat tona dhe jemi krenar që këtë rrugë e kaluam bashkë me Balfin një partner i fuqishëm dhe i sigurtë”.
Stiven Grunerud. Nënkryetar për zhvillimin e strategjisë së Balfin Group, e theksoi sharmin e vetëm të brendit:
“ Ajo që po e bënë Flying Tiger të vecantë është që prodhimet vazhdimisht po ndryshojnë dhe plotësohen. Nuk e viziton shitoren vetëm një herë- vazhdimisht kthehesh, pasi që gjithmonë ka diçka të re që të befason”.
Hapja solemne mbledhi mysafir nga Danimarka, përfaqësues të Balfin Group, media dhe influencerë lokal. Vizitorët e shijuan atmosferën e ndezur të brendit përmes prodhimeve kreative, detaje dhe befasi të vogla që e shënuan këtë moment të vecantë. Me sharmin e saj skandinav dhe filozofinë “ Jetesë më e pasur nuk kushton pasuri”, Flying Tiger Copenhagen zyrtarisht i hapi dyert për konsumatorët maqedonas, duke i ftuar që të zbulojnë një mënyrë të re për të shijuar përditshmërinë.
Flying Tiger Copenhagen planifikon që të hap tetë shitore në Ballkanin Perëndimor deri në fund të vitit 2025, me vizionin ambicioz për 50 shitore në pesë vitet e ardhshme.
Për Flying Tiger Copenhagen
Është themeluar në vitin 1995, Flying Tiger Copenhagen sot menaxhon me më shumë se 1000 shitore në 41 vende të ndryshme të botës. Brendi është i njohur me rrënjët e saj skandinav , dizajnin shumëngjyrës dhe misionin për të sjell më shumë gëzim në jetesën e përditshme duke kombinuar kreativitetin, funksionalitetin, çmimet e pranueshme dhe përkushtimin e fuqishëm ndaj qëndrueshmërisë.



