Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, sot u takua me Ana
Dukovska, kryetare dhe bashkëthemeluese e Shoqatës “Unë jam grua” – organizata që synon të
ndihmojë gratë të ndërtojnë rrjete të forta profesionale dhe të marrin mentorim nga udhëheqëse
me përvojë, dhe Valentina Disoska, kryetare e e Shoqatës së grave të biznesit.
Të treja bashkëbisedueset – gra me vizion të fuqishëm dhe rezultate konkrete – diskutuan mbi
iniciativa që do të nxisin përfaqësimin më të madh të grave në energji dhe në komunitetin e
biznesit, me përfundimin e përbashkët – është koha që më shumë gra të arrijnë aty ku merren
vendime energjetike dhe ekonomike.
“Në Ministri mbështesim çdo iniciativë që u jep hapësirë dhe zë grave në sektorin e energjisë. Ky
sektor kërkon vizion, njohuri dhe guxim – dhe kjo është pikërisht ajo që kanë gratë. Është koha
që ekspertiza dhe potenciali i tyre drejtues të jenë të dukshëm edhe në sektorin e energjisë. Nuk
po kërkojmë kuota, por cilësi”, deklaroi ministrja Sanja Bozhinovska.
Valentina Disoska theksoi se mbështetja e institucioneve është kyçe:
“Është veçanërisht domethënëse që një ministre si Sanja Bozhinovska është e përfshirë në
mënyrë aktive në nisma të tilla. Është një shembull i vërtetë se si gratë në pozicione
vendimmarrëse mund të hapin hapësirë për të tjerët.”
Ana Dukovska shtoi një mesazh të fuqishëm:
“Gratë e forta duhet të bashkohen dhe të punojnë së bashku. Vetëm në këtë mënyrë do të
ndërtojmë një brez grash që nuk do të pyesin nëse munden – por do të dëshmojmë se munden.”
Takimi përfundoi me një marrëveshje për bashkëpunim të mëtejshëm në kuadër të programeve
dhe ngjarjeve konkrete që do të rrisin dukshmërinë dhe rolin e grave në energjetikë, inovacion
dhe biznes.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Gjorgjievski paralajmëroi rreth rrotullim të ri dhe projekte
- Gostivar: Arrestohet 28-vjeçari me materie të bardhë pluhur
- Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit, Smakajt, Kilajt dhe Fazliut
- Ekzekutimi i gjyqtarit: Detektori dha sinjal, por u neglizhua
- Gratë drejtojnë energjinë – Takimi i ministres Bozhinovska me Ana Dukovska dhe Valentina Disoska
- Greta Thunberg pritet me ovacione në Greqi pas dëbimit nga Izraeli
- Autobusët privatë prej sot do të qarkullojnë me orar të rregullt, NTP ua pagoi borxhin
- Pa energji elektrike disa pjesë të Radishanit dhe Liseçës
- Zhduket një burrë në Malishevë
- Hajnat ia vjedhin motoçikletën një personi në Prishtinë