“Në mes të fshatit, banorët e Graçanit shtruan një drekë si shenjë mikëpritjeje e përurimi për rrugën e re. Në fakt, më shumë se asfalt, rruga në Graçan është simbol i rikthimit të shpresës dhe vulë e ndryshimit.
Dikur pa rrugë e me vështirësi të lëvizjes, tash jeta në Graçan po ringjallet. Dora e shtetit, aq shumë e munguar në këtë fshat, ka mbërritur në Graçan, duke e rregulluar rrugën, që ishte kërkesë e kahmotshme e banorëve.
Gjatë bisedës me banorët, i sigurova që Graçani nuk do të harrohet më kurrë! Sepse Graçani nuk është thjesht një emër në hartë, por një histori krenare e kujtim i gjallë i njerëzve që nuk u dorëzuan kurrë, duke jetuar në vatrat e të parëve.
E shtunja e parë e tetorit ishte preludi i një faqe të re politike, ku asnjë vend nuk do lihet pas. Sepse jam dhe do të jem gjithmonë me ata që kanë nevojë më shumë” ka shkruar Mexhiti
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mexhiti: Rexhep Qosja ishte rilindasi i fundit mes nesh, trashëgimia e tij do të mbetet udhërrëfyes ndër breza
- Paga mesatare në Maqedoni arrinë në 748.83 Euro
- MPB jep detaje për arrestimin e ish kryetarit të FFM-së, Muamed Sejdini
- Ruskoska: Sipas faturave fiskale të Bojan Jovanovskit, paratë nga “Reket” janë shpenzuar prej kohësh
- ASH: Shumë fëmijë në Butel rrezikojnë të mbeten jashtë procesit arsimor, komuna të gjejë zgjidhje urgjente!
- Mickoski: LSDM bëri një kapitullim historik me Bullgarinë
- Presidenti kroat Millanoviq: Kroacia nuk ka armiq përveç Serbisë, BE-ja po shndërrohet në projekt lufte
- Molliqaj: Unë e di pse Albin Kurti i ka vetëm 16€ në bankë
- Mickoski: Do të ketë masa shtesë për krizën e naftës, luftojmë fuqishëm dhe njëkohësisht përballemi me kaosin që kemi trashëguar
- Mickoski: Në zgjedhjet e ardhshme mbetet qeveria teknike, zgjidhja ligjore e propozuar vlen për zgjedhjet pas tyre