Më 29 tetor 2025, rreth orës 15:15, në fshatin Reçan të Gostivarit, zyrtarë policorë të Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin N.S. (22) nga i njëjti fshat, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose materialeve shpërthyese”, e dënueshme sipas nenit 396 të Kodit Penal.
Më herët, rreth orës 14:10, në bazë të urdhrit të gjykatës, policia kishte kryer bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të të dyshuarit, ku ai kishte deklaruar se posedonte një pushkë gjuetie dhe 12 fishekë, pa leje përkatëse. Armët janë dorëzuar vullnetarisht dhe janë sekuestruar nga policia.
N.S. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet parashtresë përkatëse.TS