M-NAV AD Shkup njoftoi se më 16 tetor 2025, Gjykata Themelore Civile e Shkupit ka miratuar vendim me të cilin aprovoi propozimin e ndërmarrjes për vendosjen e një mase të përkohshme – ndalimin e grevës së paralajmëruar nga Sindikata e Kontrollorëve të Fluturimit (SSKL), dega e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Trafikut dhe RSM Shkup informon Tetovasot.
Sipas vendimit të Gjykatës, greva e paralajmëruar ishte në kundërshtim me dispozitat ligjore, pasi nuk ishte respektuar procedura për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve kolektive dhe nuk kishte bazë konkrete që rridhte nga marrëdhëniet e punës.
M-NAV AD Shkup e përshëndeti vendimin e Gjykatës, duke theksuar se mbetet e përkushtuar ndaj respektimit të ligjshmërisë, garantimit të sigurisë dhe funksionimit të pandërprerë të trafikut ajror në Republikën e Maqedonisë së Veriut.