GJKKO rrëzon kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për t’u liruar nga qelia

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për lirim nga qelia.

Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Bani, i cili nuk mori parasysh kërkesën e Kokës për shuarje të masës me pretendimet se ka kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit.

Në korrik të këtij viti, Koka fitoi të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për inceneratorin e Elbasanit, ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.

Gjyqtari Xhevdet Lika tha se për pjesën e mbetur të dënimit, Koka duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe gjatë kësaj kohe nuk duhet të kryejë vepra të tjera penale.