Gjendet i vdekur një person në Skenderaj, policia nis hetimet





Në fshatin Likoc të Skenderajt, një person është gjetur pa shenja jete.

Rasti, sipas policisë, ka ndodhur të mërkurën, derisa trupi i pa jetë është gjetur në shtëpi.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i mjekëve të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, u tha në njoftim.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit dhe kërkesës së familjarëve, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia tha se rasti është duke u hetuar.