Gati për të nisur protesta madhështore në Tiranë kundër gjyqit në Hagë, përkrahje për ish-komandantët e UÇK-së (FOTO/VIDEO)

Pas pak pritet të nis protesta në Tiranë e organizuar kundër procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë për ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në mesin e emrave që gëzojnë përkrahje të rëndësishme është edhe Ali Ahmeti, personalitet i njohur politik dhe ushtarak shqiptar.

Qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare pritet të bashkohen në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të dërguar një mesazh të fuqishëm: “Nëse do të ketë drejtësi, ajo duhet të nisë nga liria e atyre që dhanë gjithçka për çlirimin.”, njofton TS nga Tirana.

Organizatorët e protestës deklarojnë se qëllimi është të dënohet çdo përpjekje për diskreditimin e UÇK-së përmes akuzave që sipas tyre janë të montuara dhe politike. Ata bëjnë thirrje që protestuesit të shprehin solidaritet me të pafajshmit që po gjykohen./TS