Fillon itinerari dimëror i fluturimeve

Itinerari dimëror i fluturimeve për vitin 2025/26 hyn në fuqi këtë fundjavë. Nga Aeroporti ndërkombëtar Shkup do të letë lidhje drejt 49 destinacioneve të rergullta që do t’i shërbejnë 17 kompani ajrore, si dhe 13 destinacione çarter në të cilat qarkullon një kompani ajrore. Nga Aeroproti Shën Apostoli Pal në Ohër, ndërkaq janë paraparë pesë destinacione, në të cilat do të qarkullojnë tre kompani ajrore, informojnë për MIA-n nga TAV Maqedoni, koncesioner i aeroporteve të Maqedonisë së vendit.

Dy aeroportet e vendit do të lidhen me 10 destinacione të reja në sezonin dimëror, që do të zgjasë deri në fund të masrsit të vitit të ardhshëm. Nëntë prej tyre do të drejtohen nga kompania ajrore Viz Er, me subvencione nga Qeveria. Ato janë fluturimet nga Shkupi drejt Barit dhe Stokholmit,që do të fillojnë më 27 të këtij muaji, ndërsa në datën e njejtë do të fillojë edhe linja ajrore nga Ohri drejt Bazelit. Më 28 tetor, kryqyteti për herë të parë do të lidhet me Madridin, që është një ndër destinacionet më të dëshiruara nga ana e udhëtarëve tanë. Ditën e njejtë në itinerarin për fluturim kthehet edhe linja drejt Larnakës. Nga 15 dhjetorit, Shkupi do të lidhet për herë të parë me Pragën, ndërkaq kthehet edhe linja drejt Kelnit.

Nga 30 marsi 2026 dy aeroportet do të lidhen me tre destinacione të reja. Nga Aeroporti ndërkombëtar në Shkup, Viz Er e kthen linjën e rregullt drejt Budapestit, ndërsa ditën e njejtë kompania ajrore hapë destinacion të ri për pushim në Itali, Napoli, destinacion për të cilin presim kërkesë shumë të madhe. Më 30 mars 2026, Aeroporti Shën Apostolin Pal në Ohër do të lidhet me Milanon. Destinacioni i dhjetë i ri është linja nga Shkupi drejt Gjenevës, të cilën IziXhet do ta kthejë më 3 nëntor.

Siç kumtoi Agjencia për aviacion civil në sezonin dimëror nga 26 tetori deri më 28 mars të vitit të ardhshëm nga Shkupi do të fluturohet drejt destinacioneve Vjenë, Beograd, Athinë, Zagreb, Varshavë, Frankfurt, Sandefjord, Geteborg, Malme, Ajndhoven, Bruksel, Paris, Dortumund, Fridrihshafen, Memingen, Frankfurt Han, Bazel, Nirnberg, Berlin. Milano, Hamburg, Venecie, Bratisllavë, Romë, Baden-Baden, Maltë, Bolonjë, Lubjanë, Londër, Stokholm, Pragë, Shtutgard, larnakë, Keln, Lion, Bari, Madrid, Gjenevë, Stamboll, Izmir, Antali, Cyrih. Destinacionet nga Ohri janë: Cyrihu, Bazeli, Dortmundi, Vjena, Memingeni.

Nga TAV Maqedoni thonë se ekipi i tyre për zhvillim të rrjetit të rutave negocion me kompani ajrore për vendosje të lidhjeve të drejtpërdrejta ajrore me Danimarkën, Finlandën dhe Lindjen e Afërt. “Nga tregjet ekzistuese në periudhën e ardhshme, do të fokusohemi në lidhje më të madhe me Spanjën dhe Mbretërinë ee bashkuar, informoi javën e kaluar në në intervistë për MIA-n drejtori i përgjithshëm ekzekutiv, Nexhat Kurt.

Mundësi për vendosjen e linjave të reja ajrore hapen edhe me Marrëveshjen për qarkullim të rregullt ajror me Britaninë e Madhe, që e nënshkruan zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe ministrit anglez të Aviacionit ajror, marinës dhe dekarbonizimit, Kier Meter më datën 23 të këtij muajo në Londër.

“Kjo marrëveshje u nënshkrua mee nismë të Britanisë së madhe dhe paraqet kornizë të re juridike me të cilën rregullohen raportet në pjesën e komunikacionit të rregullt ajror mes dy vendeve. Përmes Marrëveshjes mundësohet liri më e madhe dhe fleksibilitet i linjave ajrore, punë efikase dhe shërbime të reja, përderisa për udhëtarët mundësohen lidhje më të mira, destinacione të reja dh çmime konkurrente”, informoi Minsitria e Transportit.

Aeropoti ndërkombëtar Shkup dhe Aeroporti Shën Apostoli Pal Ohët u shërbyen 2.585.096 udhëtarëve në nëntë muajt e parë të këtij viti, që sëhtë rritje prej 6 për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Në periudhën e njejtë ka rritje edhe të numrit të fluturimeve – për tre për qind në krahasim me vitin e kalaur, përkatësisht në dy aeroportet janë shërbyer 20.141 fluturime prej fillimit të vitit deri në shtator.

përmes Aeroportit ndërkombëtar Shkup janë transportuar 2 375 264 udhëtarë, që është për 5,4 për qind më shumë nga viti i kaluar, ndërsa Aeroporti Shën Apostoli Pal Ohër shënoi rritje dyshifrore prj 16,2 për qind me 209.832 udhëtarë të transportuar.

Stambolli sërish është destinacioni më frekuentues nga Aeroproti ndërkombëtar në Shkup – përfshirë dy aeroportet IGA dhe Sabiha Gokçen me pjesëmarrje tregu prej 16,9 për qind. Më pas vijnë Bazel Mulhaus (6,1%), Franfurti (5,7%), Cyrihu (4,6%), Vjena (4,2%), Munih – Memingen (4,1%) dhe Dortmund (4,1%).

Top – pesë vende drejt të cilave më së shumti fluturime të drejtpërdrejta janë Turqia (25,1 për qind pjesëmarrje tregu në komunikacionin e përgjithshëm ajror), Gjermania (24,7%), Zvicra (10,9%), italia (5,2%) dhe Austria (4,4%).