Filipçe: VMRO dëshiron ta kthejë Maqedoninë në kohën e frikës, shantazheve dhe presioneve





“VMRO-DPMNE dëshiron ta kthejë Maqedoninë në kohën e frikës, shantazhit dhe presionit, por qytetarët nuk do të dorëzohen”, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në Konçe.

Ai dënoi ashpër presionin mbi qytetarët gjatë fushatës, duke theksuar se qeveria e VMRO-DPMNE-së po përpiqet të frikësojë njerëzit përmes institucioneve.

“Me policinë, policinë financiare, policinë pyjore, përmes shërbimeve sociale, ata po ushtrojnë presion mbi qytetarët. Ata duan të na kujtojnë kohën kur të gjithë jetonim në frikë dhe shantazh. Por ajo kohë ka mbaruar. Njerëzit duan një jetë normale, pa presion, pa kërcënime, pa ryshfet”, tha ai.

Filipçe bëri thirrje për një pjesëmarrje masive të dielën në zgjedhjet lokale.