Filipçe me mesazh për Crvenkovskin: O je me LSDM-në, o nuk je fare

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot u pyet nga mediat gjatë një konference për shtyp dhe shkurtimisht i komentoi fotografitë e publikuara të ish-kryetarit të partisë, Branko Crvenkovski, me funksionarë të VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it.

Në këtë pyetje do të përgjigjem vetëm me një citat të njohur të ish-kryetarit të partisë: “O je me LSDM-në, o nuk je”, tha Filipçe.

Ndërkaq, lideri i LSDM-së komentoi edhe treguesit më të fundit ekonomikë, duke i vlerësuar ata si mjaft negativë dhe të pafavorshëm.