Fatmir Izairi në mbështetje tē madhe për Emir Sulejmanin për Zhelinën (VIDEO)

Nën një atmosferë entuziazmi dhe pjesëmarrjeje të lartë qytetare, AKI po zhvillon tubimin qendror elektoral në Zhelinë, në mbështetje të kandidatit për kryetar komune, Emir Sulejmani.

Qytetarë nga Zhelina dhe fshatra përreth janë mbledhur në numër të madh për të shfaqur hapur mbështetjen e tyre ndaj ofertës politike të AKI-së dhe vizionit të Sulejmanit për të ardhmen e komunës.

Ky tubim vlerësohet si një moment kyç për fushatën zgjedhore, duke treguar fuqishëm mobilizimin dhe besimin që po ndërtohet rreth kandidaturës së Emir Sulejmanit.

Në këtë ngjarje, mbështetje të veçantë për kandidatin Sulejmani ka dhënë edhe ish-kryetari i komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi, i cili doli hapur përkrah tij para qytetarëve./TS