EVN Maqedoni mori pjesë në Forumin e 14-të Ndërkombëtar për Energji dhe Zhvillim të Qëndrueshëm

Përfaqësues të lartë të EVN Maqedoni morën pjesë në Forumin e 14-të Ndërkombëtar për Energji dhe Zhvillim të Qëndrueshëm i cili u mbajt këtë vit në Shkup nën moton “Nga Qëllimet në Veprim: Furnizimi i së Ardhmes me Energji të Qëndrueshme”.
Eventi u organizua nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale në bashkëpunim me Zyrën e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara UNDP dhe pesë komisionet rajonale të OKB-së.

Në hapjen e forumit u drejtua Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, znj. Sanja Bozhinovska, e cila theksoi: “Qëndrueshmëria energjetike sot do të thotë aftësia e sistemit për të qëndruar, përshtatur dhe për të vazhduar të funksionojë, madje edhe në kushte pasigurie dhe trazirash gjeopolitike.”

Forumi tre-ditor mblodhi së bashku mbi 500 pjesëmarrës nga 70 vende, përfshirë përfaqësues të qeverive, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare, si dhe ekspertë dhe përfaqësues nga komuniteti i biznesit.

Kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, z. Vollfgang Maier, mbajti një fjalim në sesionin kushtuar “Financimit të Efiçiencës së Energjisë dhe Burimeve të Rinovueshme”. Ai theksoi se nuk ka tranzicion të gjelbër pa rrjete të forta, inteligjente dhe moderne të shpërndarjes.
“Nuk mund të ndërtojmë një të ardhme me energji të gjelbër në një rrjet të shekullit të 20-të. Rrjetet e përmirësuara dhe moderne janë thelbësore për integrimin e energjisë së rinovueshme, por kjo vjen me një kosto shumë të lartë. Prandaj, fondet ndërkombëtare, kreditë e volitshme dhe një kuadër rregullator i qëndrueshëm janë thelbësore për të bërë investimet e nevojshme.”

Menaxheri i EVN Maqedoni – Furnizimi, z. Berkant Shen, foli për rolin e EVN në zhvillimin e infrastrukturës së mbushjes së makinave elektrike në vend, gjë që kontribuon drejtpërdrejt në përshpejtimin e mobilitetit elektrik dhe mbrojtjen e mjedisit.

Fokusi i platformës kryesore globale të këtij viti për avancimin e qëndrueshmërisë, është në tranzicionin energjetik, teknologjitë dhe tregjet e reja, prodhimin i energjisë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për sigurinë energjetike.

EVN Maqedoni mori pjesë në Forumin e 14-të Ndërkombëtar për Energji dhe Zhvillim të Qëndrueshëm