Një moment i papritur dhe prekës ndodhi në skenën e tubimit të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Çair.
Lideri dhe kandidati për Shkupin, Skender Zejd Rexhepi, i cili po mbante fjalimin e tij para qindra qytetarëve të mbledhur për të përkrahur kandidatin për kryetar komune, Bujar Osmani, u surprizua nga mbesat e tij – në një moment të paplanifikuar, drejt për drejt gjatë transmetimit live, njofton TS.
Të pranishmit e pritën me duartrokitje këtë ndërhyrje të ngrohtë familjare, që solli emocion dhe buzëqeshje në një natë të ngarkuar me mesazhe politike.
“Kjo është mbesa ime” ishin fjalët e Zejdit me plot emocion./TS