Investime milionëshe për modernizimin e rrjetit të tensionit të lartë dhe të mesëm
Shkup, 03.10.2025 – Elektrodistribuimi investoi mbi 20 milionë euro në modernizimin dhe
rinkonstruimin e rrjetit distributiv në tension të lartë dhe të mesëm në gjysmën e parë të vitit. Këto
investime të rëndësishme janë të destinuara për projekte që synojnë përmirësimin afatgjatë të cilësisë
dhe sigurisë së furnizimit të konsumatorëve, si dhe rritjen e fuqisë dhe kapacitetit të rrjetit distributiv.
Një projekt i madh që po realizohet aktualisht në qendër të Shkupit është trafostacioni i tensionit të
lartë 110/35/10 kV “Qendrorja”, në ndërtimin e të cilës deri më tani janë investuar 11 milionë euro.
Tjetër investim i rëndësishëm, në projektet e kabllimit, tejkalon 9 milionë euro. Këto projekte përfshijnë
zëvendësimin e linjave ekzistuese ajrore me kabllo nëntokësore dhe ndërtimin e linjave të reja
kabllore me një gjatësi prej 110 kilometrash nëpër disa vende si Aerodrom, Peshtani, Zajas,
Tajmishte, Strumicë dhe Dellçevë.
Deri në fund të vitit është planifikuar instalimi i kabllos së re 110 kV në drejtimin Jug Nova – Qendrorja
– Vardar.
Këto investime të Elektrodistribuimit përmirësojnë nivelin e efikasitetit të të gjithë sistemit.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Vizë e re për Umren: Pelegrinët mund të hyjnë disa herë gjatë një viti
- Deri në orën 13:00 janë regjistruar gjashtë zjarre në natyrë, njëri është aktiv, ndërsa katër janë nën kontroll
- Klekovski: Po bie numri i pacientëve me simptoma të gastroenteritit në Gostivar
- VMRO-DPMNE kërkon përgjegjësi dhe dorëheqjen e Valbon Limanit pas ndotjes së ujit në Gostivar
- Izet Mexhiti: Çairi aktivizon Shtabin e Emergjencës, ekipet në terren
- BDI: Hetim i plotë për ndotjen e ujit në Gostivar- shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha
- Filipçe: Pas ujit të ndotur, Gostivarin e kërcënon edhe helmimi nga ushqimi
- Aksidenti tragjik në Komoran| Tre të lënduarit në QKUK, njëra vajzë futet në operacion
- Vetura godet çiklistin, ndërron jetë 65 vjeçari
- Bie numri i të infektuarve të rinj në Gostivar: dje u regjistruan 293 raste të reja, të premten ndihmë kërkuan 649 persona