Pas reagimeve të shumta që mori videoja e përhapur në rrjete sociale ku shihet Loredana Brati me të riun nga Vlora, David Dano, në mbrojtje të saj ka dalë mikja dhe kolegia e saj, Xheneta Fetahu.
Përmes një postimi në “Instastory”, Xheneta ka shprehur zhgënjimin e saj për mënyrën se si disa persona kanë tentuar të keqinterpretojnë sjelljen e Loredanës.
“Është e padrejtë kur njerëzit tentojnë të prishin imazhin e dikujt si Loredana – një vajzë pozitive, e thjeshtë dhe pa asnjë qëllim negativ”, ka shkruar Fetahu.
Ajo ka shtuar se Loredana gjithmonë ka treguar respekt për fansat e saj dhe se është zhgënjyese kur një moment miqësor interpretohet në mënyrë të gabuar për të marrë vëmendje.
“Mos harroni, energjia e mirë s’ka nevojë për zhurmë”, ka përfunduar Xheneta, duke dërguar një mesazh të qartë për ata që përpiqen të përhapin negativitet.
Kujtojmë se David Dano, i njohur për hyrjen e tij me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës disa javë më parë, shihet në një video duke e përshëndetur Loredanën me një puthje në faqe. Pas publikimit të pamjeve, Loredana reagoi duke sqaruar se takimi ka qenë krejt rastësor dhe se nuk ka ekzistuar asnjë raport personal me të riun përtej një përshëndetjeje miqësore.