Një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut, pasi dyshohet se ka bërë falsifikim të dokumenteve.
Korrespondenti i Klan Kosovës, Urall Boshnjaku, në emisionin “Ora Shtatë” ka pohuar se te i dyshuari është sekuestruar edhe një pistoletë ajrore dhe një telefon që dyshohet se është përdorur për veprimtarinë e falsifikimit të dokumenteve.
Pas arrestimit të të dyshuarit të parë, policia ka arrestuar edhe një person tjetër në pikën kufitare në Jarinjë, për shkak se dyshohet se të dy punonin bashkë.
Për këtë rast janë duke vazhduar hetimet nga ana e prokurorisë. /Klankosova.tv