DPB Dibër privoi nga liria persona për dhunë në familje dhe posedim droge

Nëpunës policor nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Dibrës kanë privuar nga liria dy banorë të fshatit Otishan të Dibrës për shkak të dhunës në familje.

“Mbrëmë në orën 22:50 u privuan nga liria Z.F. (57) dhe L.F. (31). të dy nga fshati Otishan i Dibrës, duke vepruar në bazë të një paraqitjeje të mëparshme se kanë kryer vepër penale “dhunë në familje”, informoi Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për punë të brendshme – Ohër.

Sipas tij, pasi zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të ngjarjes, ndaj tyre do të ngrihen akuza përkatëse.

Gjithashtu mbrëmë në orën 20:00, nëpunës policor nga DPB Dibër privuan nga liria I.V. (39) nga fshati Falishë, Tetovë, me vendbanim të përkohshëm në fshatin Rostushe, komuna e Mavrovës dhe Rostushes.

“I.V. u gjet në automjetin e tij “Opel” me targa të Tetovës, të parkuar në afërsi të fshatit Kosovrasti i Poshtëm të Dibrës, me një shiringë në dorë, pas së cilës u krye kontroll i automjetit dhe u gjet një shishe e mbushur me lëng dhe një substancë pluhuri e bardhë”, tha Dimoski.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet akuza përkatëse.