Filmi dokumentar “Shenzhou 13”, është shfaqur në kinematë e mbarë Kinës. Të dhënat e fundit nga platformat elektronike të kinemave treguan se deri në fund të shtatorit, ky film i prodhuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), shënoi një shitje të biletave prej më shumë se 5.6 milionë dollarësh amerikanë.
Filmi u promovua edhe në pritjet zyrtare të ambasadave kineze në shumë vende në kuadër të Ditës Kombëtare, duke përfshirë ato në ShBA, Britani e Madhe, Gjermani, si dhe Shqipërinë.
Dokumentari është i pari film hapësinor me teknologji qartësie ultra të lartë 8K në Kinë, i cili bazohet në misionin e parë 6-mujor të ekuipazhit të fluturimit hapësinor në anijen “Shenzhou-13” në orbitë. Pjesa kryesore e filmit është xhiruar nga astronautët e misionit “Shenzhou-13” Zhai Zhigang, Wang Yaping dhe Ye Guangfu, si fotografë në stacionin hapësinor kinez, duke paraqitur hollësisht momentet kryesore të misionit të ekuipazhit, si lëshimi i raketës, hyrja në stacionin hapësinor, kryerja e misionit jashtë kabinës dhe rikthimi në Tokë.