Të paktën 20 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në qendër të Mianmarit, pasi ushtria përdori paraglajdë të motorizuar për të bombarduar një tubim civil gjatë natës, raporton organizata Amnesty International dhe disa media të pavarura.Sipas raportimeve, sulmi ndodhi në rajonin Sagaing, ku banorët ishin mbledhur për një ritual budist me qirinj, duke kërkuar ndër të tjera lirimin e të burgosurve politikë.
Numri i viktimave raportohet të jetë mes 20 dhe 32, por shifra zyrtare ende nuk është konfirmuar.Mianmari ndodhet në konflikt të armatosur të vazhdueshëm që vitit 2021, ku ushtria rrëzoi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike.
Deri më tani, sipas OKB-së, më shumë se 75,000 persona janë vrarë dhe mbi 3 milionë janë zhvendosur brenda vendit.Fshati Chaung-U është një nga zonat që ndodhet pranë bazave të grupeve të armatosura opozitare, dhe shpesh ka qenë objektiv i ushtrisë.
Hetime ndërkombëtare kanë vënë në dyshim legjitimitetin e pushtetit ushtarak.Një raport i BBC-së në vitin 2024 vlerësonte se ushtria kontrollon vetëm 20% të territorit, ndërsa pjesa tjetër ndahet mes grupeve të armatosura dhe territoreve të diskutueshme.