Dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Çështje të gjuhës, letërsisë dhe përkthimit letrar”

Dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Çështje të gjuhës, letërsisë dhe përkthimit letrar”

Më 29 shtator 2025, dekani i Fakultetit Filologjik i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Berton Sulejmani mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me temë: “Çështje të gjuhës, letërsisë dhe përkthimit letrar” organizuar nga Fakulteti i Filologjisë i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universitetin e Tiranës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Universitetin e Tetovës dhe Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Përmes komunikimit virtual, dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani tha se kjo konferencë është dëshmi se gjuha, letërsia dhe përkthimi nuk janë vetëm fusha kërkimore të kufizuara në auditorë, por ura që lidhin kultura, gjenerata dhe popuj. “Në këtë kohë kur globalizimi shtron sfida të reja për identitetin tonë gjuhësor e kulturor, diskutimet dhe hulumtimet që do të prezantohen këtu marrin një rëndësi të posaçme, si në planin shkencor, ashtu edhe në atë shoqëror e kombëtar. Jam i bindur se kumtesat e studiuesve tanë do të sjellin qasje të reja, do të hapin horizonte të tjera kërkimore dhe do të forcojnë bashkëpunimin ndëruniversitar. Fakulteti ynë do të mbështesë gjithmonë iniciativa të tilla, sepse ato janë garanci për zhvillimin e mëtejshëm të filologjisë shqiptare dhe afirmimin e saj në botën akademike ndërkombëtare.”- tha mes tjerash dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani.

Në këtë konferencë u trajtuan tri tema kryesore. Gjuhësi: u fol mbi temën: “Shqipja përballë sfidave të globalizmit gjuhësor”. Letërsi: “Letërsia shqipe e shekullit XX”. Përkthim letrar: “Qasje bashkëkohore mbi përkthimin letrar”.

Dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Çështje të gjuhës, letërsisë dhe përkthimit letrar”