Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Tearcës, Daut Memishi, së bashku me Forumin Rinor të VLEN-it, bartësin e listës për këshilltarë dhe përfaqësues të tjerë të koalicionit, zhvilluan sot një aktivitet fushate në disa fshatra të komunës. Takimet nisën nga Neproshteni, për të vijuar në Tearcë, Përshefëc dhe Dobrosht, ku ekipi i VLEN-it u takua me banorë të shumtë.
Gjatë bisedave me qytetarët, Memishi prezantoi programin zhvillimor dhe vizionin për një Tearcë më të mirë, ndërsa banorët u pritën me entuziazëm dhe shpresë për “Ndryshimin e madh” që pritet më 19 tetor.
“Programi ynë është për njerëzit, për komunën tonë dhe për një të ardhme të ndritur. Me mbështetjen tuaj, ndryshimi nuk ndalet!”, theksoi Daut Memishi.