Çmimi Nobel për Letërsinë i jepet shkrimtarit hungarez, László Krasznahorkai

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave i ka dhënë Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2025 romancierit dhe skenaristit hungarez, László Krasznahorkai.

Autorja jugkoreane Han Kang fitoi çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2024 “për prozën e saj intensive poetike që përballet me traumat historike dhe ekspozon brishtësinë e jetës njerëzore”.

Han ishte shkrimtarja e parë jugkoreane dhe gruaja e 18-të që fitoi Çmimin Nobel për Letërsi, transmeton Klankosova.tv.

Fituesit e mëparshëm të çmimit të letërsisë prej 11 milionë kronash suedeze (1.2 milionë dollarë) përfshijnë poetin dhe eseistin francez Sully Prudhomme, i cili fitoi çmimin e parë, romancierin dhe shkrimtarin amerikan të tregimeve të shkurtra William Faulkner në vitin 1949, kryeministrin britanik të Luftës së Dytë Botërore Winston Churchill në vitin 1953, turkun Orhan Pamuk në vitin 2006 dhe norvegjezin Jon Fosse në vitin 2023, shkruan Reuters.

Çmimin e vitit të kaluar e fitoi autorja jugkoreane Han Kang, e cila u bë gruaja e 18-të – e para ishte autorja suedeze Selma Lagerlof në vitin 1909 – dhe e para jugkoreane që mori këtë çmim.

Gjatë viteve, zgjedhjet e bëra nga Akademia Suedeze kanë tërhequr po aq zemërim sa edhe duartrokitje.