Gjatë tubimit të fuqishëm të organizuar nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në zemër të Çairit, kandidati për kryetar komune, Bujar Osmani, lëshoi një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe të fortë në drejtim të ish-udhëheqjes lokale, dhe kundërkandidatit Izet Mexhiti.
“Ai që e shkatërroi Çairin, iku nga Çairi dhe shkoi në Butel!” u shpreh Osmani, njofton TS.
Osmani theksoi se qytetarët e Çairit nuk harrojnë dëmet që u shkaktuan nga keqqeverisja dhe largimi i përgjegjësisë.
Ai u zotua se me mbështetjen e qytetarëve do të rikthejë dinjitetin dhe zhvillimin në komunën e Çairit, duke ndërtuar institucione që i shërbejnë popullit dhe jo interesave personale./TS