Boksieri Albon Pervizaj është mposhtur nga Jose Luis Marin Garcia në meçin e kategorisë së rëndë, i zhvilluar në Sallën Sportive “Wandsbek” në Hamburg.
Boksieri prizrenas, i lindur në Gjermani, konsiderohej favorit për të fituar ndaj boksierit nga Venezuela, por nuk arriti t’i bënte ballë atij.
Në raundin e dhjetë, Pervizaj pësoi një nokaut klasik, duke e pasur të pamundur të rikthehej në duel. Boksieri 39-vjeçar venezuelian i peshave të rënda, Luis Jose Marin Garcia arriti një fitore të papritur.
Sapo lufta u ndal, në ring shpërtheu kaosi, ndërsa ekipet dhe tifozët u përleshën.
Stafi mjekësor i ofroi ndihmë të menjëhershme Pervizajt, pikërisht aty në ring.
In an incredible heavyweight battle, an upset actually occurs in the final round!‼️
Luis Jose Marin Garcia (17-11-1) delivers a thunderous stoppage of Albon Pervizaj (19-2) in Hamburg, Germany.
Pervizaj requires immediate medical attention, and afterward, the foreign team… pic.twitter.com/dIpqQLBYVj— Permante (@PermantexG) October 18, 2025