Blerim Osmani: Më 19 tetor, Tetova do të vulosë fitoren plebishitare me Bajram Rexhepin

Gjatë tubimit madhështor të mbajtur sonte në qendër të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, në mbështetje të kandidatit për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, një ndër fjalimet më të fuqishme erdhi nga shefi i shtabit zgjedhor për Tetovën, Blerim Osmani.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe përplot entuziazëm, Osmani theksoi se qytetarët e Tetovës tashmë kanë zgjedhur shpresën përballë zhgënjimit dhe përçarjes, njofton TS.

“Kemi parë një shpresë të lindur nga dëshira e thellë për ndryshim. Kemi dëgjuar zërin e qytetarëve që duan t’i thonë mjaft përçarjes dhe zhgënjimit që e ka mbajtur këtë qytet peng për vite me radhë,” u shpreh Osmani me vendosmëri.

Ai shtoi se kjo frymë e re, e ndërtuar mbi besim, bashkim dhe vizion për të ardhmen, do të konkretizohet më 19 tetor.

“Me 19 tetor, kjo frymë do të vulosë fitoren plebishitare të Tetovës, me kryetar Bajram Rexhepin. Është koha për t’ia kthyer qytetin qytetarëve të vet.”, theksoi Osmani./TS