Herë paraqitet si patriot, e herë si qytetar për të gjithë. Sa herë që duhet të jetë patriot, këndon këngën e Adem Jasharit; sa herë që i duhen votat maqedonase, nis të flasë e të shkruajë “maqedonisht”. Pas 19 tetorit, Bilall Kasami ka filluar të postojë në Facebook në dy gjuhë – shqip dhe maqedonisht – ndërsa deri në raundin e parë të zgjedhjeve, të gjitha postimet i kishte vetëm në shqip.
Kur i duhen votat, bëhet “multietnik” dhe deklaron se është kryetar i të gjithëve. Megjithatë, sonte në lagjet Teteks 1, Teteks 2 dhe Migjeni nuk është parë asnjë qytetar nga komuniteti maqedonas, ndërsa Kasami në Facebook ka shkruar edhe në maqedonisht.
“Sonte zhvilluam takim me aktivistët tanë në shtabet e lagjeve Teteks 1, Teteks 2 dhe Migjeni, me njerëzit që më 19 tetor na dhuruan fitore të qartë e bindëse.
Kjo mbështetje është dëshmi e besimit që qytetarët kanë ndaj punës sonë, përkushtimit dhe vizionit për një Tetovë moderne, të pastër dhe me zhvillim të qëndrueshëm.
Me të njëjtin bashkim e energji, më 2 nëntor do ta kurorëzojmë fitoren përfundimtare dhe do ta çojmë Tetovën edhe më përpara.
—————–
Вечерва одржавме состанок со нашите активисти во населбите Тетекс 1, Тетекс 2 и Миѓени, со луѓето кои ни дадоа јасна и убедлива победа на 19 октомври.
Оваа поддршка е доказ за довербата што граѓаните ја имаат во нашата работа, посветеност и визија за модерно, чисто и одржливо Тетово.
Со истото единство и енергија, на 2 ноември ќе ја крунисаме конечната победа и ќе го однесеме Тетово уште подалеку.” shkruan Kasami.