Bilall Kasami shiti Bervenicën, shqiptarët bëhet bashkë me Haqim Ramadanin! (VIDEO)





Sot jemi në Komunën e Bervenicës, aty ku shqiptarët janë bërë bashkë për të mbështetur kandidatin Haqim Ramadanin.
Por, në momentin kur të gjithë sytë e shqiptarëve janë drejtuar nga Bervenica, liderët e VLEN-it janë distancuar nga kandidati i tyre!

Kandidati i Tetovës, Bilall Kasami, publikisht nuk e mbështeti Haqim Ramadanin, dhe kjo veprimtari është parë nga banorët e Bervenicës si tradhti, shitje e gjakut, kombit dhe shqiptarëve.

Ta dëgjojmë çfarë tha Bilall Kasami për Haqim Ramadanin!

Pas këtyre deklaratave skandaloze, ku një lider shqiptar heq dorë nga kandidati i tij, nuk mund të kuptohet ndryshe veçse si një tradhti publike ndaj shqiptarëve.

Sot, kur Bilall Kasami e shiti Bervenicën pa asnjë çmim, lind pyetja e madhe:
Si mund të shpresojmë se ai do të mbrojë kombin tonë nesër?

Në lidhje me këtë një shuplakë të madhe Bilall Kasamit i dha edhe kandidati i VLEN-it Haqim Ramadanit i cili bēri thirrje që nesër mos të merr pjesë asnjë funksionar i VLEN-it dhe AKI-së.

Deri sa liderët e VLEN-it u distnacuan, shqiptarët janë bërë bashkë për Haqim Ramadanin!