Bilall Kasami ik nga përballja me Bajram Rexhepin në “Tv- TELMA”

Pas debatit të fundit me gazetaren Jeta Xharra, ku u përball me kritika të forta nga Bajram Rexhepi për mosrealizimin e projekteve dhe premtimeve në Tetovë, kryetari i kësaj komune, Bilall Kasami, duket se po shmang përballjet publike.

Sonte në emisionin Top Tema në televizionin Telma është paralajmëruar debat mes kandidatëve për zgjedhjet e ardhshmeër Tetovën, por Bilall Kasami mungon. Kjo mungesë është interpretuar nga shumëkush si shmangie nga ballafaqimi me realitetin në Tetovë, ku qytetarët gjithnjë e më shumë shprehin pakënaqësi për mungesën e rezultateve konkrete në qeverisje.

Ikja nga debatet publike mund të shihet si një tregues i mungesës së guximit për të përballuar kritikat dhe për të dhënë llogari para qytetarëve sidomos në prag të zgjedhjeve, kur transparenca dhe llogaridhënia janë më të rëndësishme se kurrë./TS/

Bilall Kasami ik nga përballja me Bajram Rexhepin në “Tv- TELMA”