BILALL KASAMI hapur e pranon se raundin e parë e ka fituar me votat e VMRO-DPMNE-së (VIDEO)





Kandidati Bilall Kasami pas qortimit që ia ka bërë kryeministri Hristijan Mickocki, ai ka ndryshuar komplet deklarat e tija publike, madje në intervistën për Alsat e pranoi publikisht se fitoren e raundit të parë e ka falë mbështetjes së VMRO-DPMNE-së.

I pyetur nëse pret mbështetje edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve nga VMRO-DPMNE-ja, ai theksoi se mbështetja e qytetarëve ka qenë dhe mbetet e gjerë, njofton TS.

“Unë e kam pritur mbështetjen edhe në raundin e parë, edhe në të dytin, nga të gjithë qytetarët. Sigurisht, mbështetja politike vjen nga partnerët e koalicionit, sepse kemi pasur një marrëveshje parimore që në raundin e parë, ku nuk kemi kandidatë tanë, partnerët do të përkrahin kandidatët tanë dhe ne do të përkrahim kandidatët e tyre”, theksoi Kasami./TS