Bekim Qoku: Sipas dy anketave të brendshme, VLEN fiton bindshëm që në raundin e parë në shumicën e komunave
Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku, po jep prognozën e tij që sipas dy anketave të fundit të brendshme , koalicioni është në rrugë të sigurt drejt një fitoreje thuajse absolute në zgjedhjet lokale të 19 tetorit.
Sipas tij, rezultatet tregojnë se VLEN pritet të fitojë që në raundin e parë në komunat Çair, Saraj, Haraçinë, Tetovë, Zhelinë, Tearcë, Bogovinë, Dibër dhe Strugë, ndërsa në balotazh do të shkojë në komunat Likovë, Studeniçan, Gostivar, Kërçovë, Vrapçisht dhe Dollnen.
Deputeti Qoku ka bërë të ditur se, sipas këtyre të dhënave, VLEN humbet vetëm në komunën e Plasnicës.
Këto deklarata vijnë në një kohë kur fushata elektorale është intensifikuar në Maqedoninë e Veriut dhe beteja për komunat kyçe ka hyrë në fazën përmbyllëse.
VLEN – një koalicion i përbërë nga Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa dhe Alternativa – synon të përmbysë dominimin e deritanishëm në pushtetin lokal dhe të sjellë, siç thonë ata, një qeverisje të re, me duar të pastra./TS