Bajram Rexhepi: Raundi i dytë, koha e fitores së madhe! Jemi më të fortë se kurrë (VIDEO)

ushata e Bajram Rexhepit, kandidatit të Aleancës Kombëtare për Shqiptarët për Komunën e Tetovës, po hyn në raundin e dytë më e organizuar dhe më energjike se kurrë më parë.

Në një deklaratë, Rexhepi theksoi se beson fuqishëm në fitoren bindëse që e pret në këtë fazë vendimtare të garës.

“Fushata jonë vazhdon. Në raundin e dytë hyjmë më të organizuar se kurrë, më me entuziazëm se kurrë, dhe sigurisht që presim një fitore bindëse. E gjithë struktura partiake, të gjithë aktivistët, kanë një fuqi të jashtëzakonshme për të bërë ndryshimin e madh në Tetovë. Kam besim të plotë te intelektualizmi i tetovarëve, te qytetaria e tyre, dhe besoj se kësaj radhe do të dalim pa tjetër me një fitore shumë të madhe,” deklaroi Bajram Rexhepi, njofton TS.

Sipas tij, Tetova është gati për ndryshimin e shumëpritur, dhe qytetarët kanë dëshmuar se janë forca më e madhe e transformimit pozitiv.

Fushata e Aleancës Kombëtare për Shqiptarët pritet të intensifikohet në ditët në vijim, me fokus te takimet me qytetarët dhe prezantimi i vizionit të ri për zhvillimin e komunës./TS