Bajram Rexhepi pyet Bilall Kasamin:”Pse e shite Monopollin “1 €/m2” (VIDEO)

Bajram Rexhepi, kandidati i AKI-së për Komunën e Tetovës, i është përgjigjur akuzave të bëra ndaj tij në lidhje me pagesën që ka marrë gjatë mandatit të tij si këshilltar komunal në vitet 2013–2017.

Rexhepi thotë se kompnesimi i tij komunal është ligjor, por pse Kasami ka shitur Monopollin për 1 euro m2.

“Para se të më akuzojë për kompensimin që më ka takuar me ligj, Bilall Kasami le të përgjigjet pse e ka shitur Monopolin për vetëm 1 euro për metër katror, për të fshehur përfitimet milionëshe. Tjetërsuesi i pronës publike në Tetovë dhe shefi i tij, organizatori i mafies urbane – po shpikin akuza qesharake për të devijuar vëmendjen nga skandalet e tyre.”

Rexhepi shton një sërë pyetjesh për Kasamin, duke e sfiduar publikisht të japë përgjigje konkrete:

Pse e dhuroi Monopolin për 1 euro për metër katror?
Pse pranoi donacionin nga Serbia dhe kujt i detyrohet për këtë “shërbim”?
Pse vetëm në 3 muajt e fundit, 5 kompani të afërta me pushtetin kanë përfituar 10 milionë euro nga 27 kontrata pune, duke e rënduar buxhetin e komunës?
Pse janë shpenzuar 3 milionë euro nga buxheti i komunës për të paguar aktivistë partiakë, që as nuk paraqiten në punë, por merren me propagandë dhe linçime në rrjetet sociale?

“Kur të ketë guximin të përgjigjet në këto pyetje si burrë, para qytetarëve të Tetovës, ose në një debat ballë për ballë – të cilin vazhdimisht po e shmang – atëherë mund të flasim edhe për rrogën time mujore prej 15.000 denarësh, që më ka takuar me ligj, ashtu si çdo këshilltari tjetër në atë kohë,”, deklaron Rexhepi.

Në fund, ai shton, “Tjetërsuesi i pronës publike dhe shefi i tij nuk kanë më çfarë të thonë, përveç gënjeshtrave dhe manipulimeve. Kanë frikë nga e vërteta dhe nga llogaridhënia që shumë shpejt i pret – para qytetarëve dhe para drejtësisë.”