Bajram Rexhepi pas tubimit: “Sonte u vulos fitorja – faleminderit nga zemra Tetovë!”

Pas përfundimit të tubimit madhështor të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, ka shprehur mirënjohjen e thellë për përkrahjen e qytetarëve, duke e cilësuar natën si momentin ku u vulos fitorja për Tetovën.

“Faleminderit nga zemra Tetovë! Faleminderit njerëz të mirë që na hapët dyert dhe zemrat në çdo lagje e në çdo cep të qytetit. Sonte u vulos fitorja për Tetovën – fitorja e çdo qytetari që beson në dinjitet, zhvillim dhe një të ardhme të ndritur.”,shkruan RExhepi, njofton TS.

Ai theksoi se më 19 tetor, qytetarët do ta japin vendimin përfundimtar përmes votës, duke e cilësuar Tetovën si një amanet të përbashkët që kërkon përgjegjësi dhe përkushtim.

“Tetova është amaneti ynë, dhe më 19 tetor, populli do ta japë përgjigjen e tij me votë dhe me krenari,” përfundoi ai.

Tubimi në Tetovë u shënua nga një pjesëmarrje masive, atmosferë entuziaste dhe thirrje për ndryshim, me moton #BashkëPërTetovën./TS