Bajram Rexhepi nis vizitat derë më derë: Zhvillimi i Tetovës është interes i përbashkët, fillojmë më 2 nëntor
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, gjatë vizitave të sotme derë më derë, theksoi se zhvillimi i Tetovës është në interes të çdo qytetari, pa dallim.
“Zhvillimi i qytetit tonë është përgjegjësi e përbashkët. Vetëm bashkë mund të ndërtojmë një Tetovë më të zhvilluar, më të pastër dhe më të drejtë për të gjithë,” u shpreh Rexhepi.
Ai ftoi qytetarët që nga 2 nëntori të bashkohen në këtë nismë për ndryshim dhe përparim, nën moton #BashkëPërTetovën.
