Bajram Rexhepi: Mbështetja e Bardhyl Mahmutit ka rëndësi jetike për mua

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka falënderuar publikisht intelektualin dhe veprimtarin e njohur Bardhyl Mahmuti për përkrahjen e tij në këtë fushatë zgjedhore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rexhepi e ka cilësuar Mahmutin si një “intelektual të rrallë” dhe “atdhetar të përmasave kombëtare e ndërkombëtare”, duke theksuar se mbështetja e tij ka një rëndësi jetike në rrugëtimin politik drejt udhëheqjes së Tetovës.

“Faleminderit miku im”, ka shkruar Rexhepi në fund të mesazhit të tij, duke vënë në pah vlerësimin dhe respektin e veçantë për kontributin e Mahmutit në çështjen kombëtare dhe atë politike.

Kjo deklaratë vjen në një moment kyç të fushatës, ku përkrahja nga figura të njohura publike mund të ketë ndikim të ndjeshëm në opinionin e qytetarëve./TS