Fushata e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Tetovë po vazhdon me ritëm të lartë. Kandidati për kryetar komune, Bajram Rexhepi, së bashku me ekipin e tij dhe rininë e AKI-së, kanë vijuar sot me aksionin e shpërndarjes së fletushkave të programit zgjedhor nëpër qytet, njofton TS.
Rexhepi, në një postim në rrjete sociale, ka theksuar se karvani i fitores po vazhdon me përkushtim dhe energji.
“Karvani i fitores vazhdon!Tetovën do t’ua kthejmë qytetarëve!BashkëPërTetovën”, shkruan Rexhepi.
Gjatë ditës së sotme, ekipi i tij ka zhvilluar takime të shumta me qytetarët, duke ndarë me ta pikat kryesore të programit që synon zhvillimin urban, përmirësimin e infrastrukturës dhe transparencën në qeverisjen lokale.
Aksioni i sotëm është pjesë e aktiviteteve të përditshme të fushatës së AKI-së, e cila po synon të afrohet sa më shumë me qytetarët dhe t’i dëgjojë nga afër nevojat e tyre./TS