Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sonte ka zhvilluar një takim me banorët dhe aktivistët e lagjes Drenovec, ku u shpreh qartë vendosmëria për ndryshim.
Në një atmosferë entuziaste, Rexhepi u prit me mbështetje dhe besim nga komuniteti lokal. “Drenoveci do ta bëjë kthesën e madhe për Tetovën!”, theksoi ai gjatë fjalës së tij.
“Pas 19 tetorit, ditë të mira po vijnë për Drenovecin dhe për gjithë Tetovën. Mesazhi i kësaj mbrëmjeje ishte i qartë: qytetarët janë gati për ndryshimin, për një qeverisje të ndershme, të përgjegjshme dhe më pranë halleve të tyre”, u shpreh Rexhepi.
Tubimi ishte pjesë e takimeve të rregullta që kandidati po mban në çdo lagje dhe fshat të Tetovës, me qëllim që zëri i qytetarëve të jetë baza e vendimmarrjes së ardhshme./TS