Në një atmosferë të ngrohtë dhe me energji pozitive, kandidati për Komunën e Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Bajram Rexhepi, së bashku me kandidatët e listës fituese, zhvilluan një ditë të mbushur me aktivitete në qytetin e Tetovës.
Takimet me qytetarët, buzëqeshjet dhe mesazhi i qartë për ndryshim u ndjenë në çdo hap. Energjia, bashkimi dhe besimi po rriten çdo ditë, duke dëshmuar mbështetjen në rritje që po merr #AKI në këtë garë zgjedhore.
“Një ditë me diell në qytetin tonë, bashkë me kandidatët e listës fituese të #AKI për Tetovën!
Energjia, bashkimi dhe besimi po rriten çdo ditë! #BashkëPërTetovën”, shkruan Bajram Rexhepi.
Bajram Rexhepi, i njohur për përkushtimin dhe afërsinë me qytetarin, vazhdon të jetë zëri i shpresës për një Tetovë më të drejtë, më të pastër dhe më të zhvilluar./TS