Arrestohet në Tetovë pas sulmit ndaj një gruaje në objekt hotelierik

Më 14.10.2025, rreth orës 02:15, në një objekt hotelierik në qendrën tregtare të Tetovës, në rrugën “Ilinden”, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.Sh. (34) nga Tetova.

Ndaj tij është vepruar pas një denoncimi të bërë nga pronari i objektit, J.T. (45) nga fshati Trebosh, i cili ka raportuar se B.Sh. kishte sulmuar fizikisht 34-vjeçaren F.N. nga fshati Rogle, duke tentuar të përdorë edhe një send të mprehtë gjatë konfliktit.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor të Tetovës, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet parashtresa përkatëse ndaj tij.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo