Ardi Ismaili ju përgjigjet FAKE NEWS: Kata Bozhinovska është mjeke dhe çka…!?

Pas qarkullimit të fotografisë mes Ardi Ismailit dhe i Katka Bozhinoska vet Ismaili ka reaguar për keqpërdorim dhe fotografim. Sipas tij Kata Bozhinovska është mjeke dhe nuk ka asgjë të keqe të konsultohesh me një mjeke!

Reagim i Ardi Ismailit!

Meqë makineria propagandistike e pushtetit më paska sulmuar dhe apostrofuar, ndjej nevojën të bëj një prononcim të shkurtër, vetëm sa për ta shpalosur të vërtetën.
Fotografia është bërë në një kafene, në mes të ditës, në rrugën e Spitalit, në një vend publik, teksa po prisja rezultatet laboratorike në një nga laboratorët përreth.
Zonja Katka Bozhinoska, e cila punon në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë, kishte dalë për kafe pauzës. Takimi ishte komplet i rastësishëm dhe i paplanifikuar.
Zonjën Katka e njoh prej më shumë se 20 vitesh, shumë kohë përpara se të përfshihej në politikë, e poashtu shumë përpara se të ekzistonte partia Levica apo ndonjë aktivitet politik i saj.
Sikur të bëhej fjalë për ndonjë takim “diskret” apo ndonjë “konspiracion senzacional politik”, me siguri që “takimi” nuk do të ishte zhvilluar në mes të qytetit dhe mu në mesditë.
Kjo disa “talebanëve politikë” që kërkojnë sensacione aty ku nuk ka, mund t’u duket skandaloze, por unë jam djalë qyteti dhe kam shumë miq që njoh edhe jashtë koloareve politike. Kjo është diçka që për ta mund të jetë e pakapshme, sepse vetë ata kanë filluar të njohin e të takojnë njerëz vetëm pasi janë kyçur në politikë, përndryshe, jashtë saj janë të padukshëm dhe inekzistentë.
Kaq kam për të sqaruar për sot.
P.S. Fotografuesi i paautorizuar është në proces identifikimi dhe do të përballet me kallëzim penal me iniciativë private, në përputhje me Nenin 152, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.