Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka përshëndetur kandidatët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Limani në Gostivar dhe Isen Shabani në Vrapçisht, duke i quajtur rezultatet e tyre një “fitore madhështore”.
Megjithatë, për shkak të moskalimit të censusit zgjedhor, kandidatët nuk arritën të kalojnë raundin e parë, dhe pritet që të organizohen zgjedhje të reja në këto dy komuna, njofton TS.
“Po pas censusit çfarë?! Fitorja madhështore e Valbon Limanit dhe Isen Shabanit”, shkruan Taravari.
Ky rezultat reflekton përpjekjet e AKI-së për të promovuar bashkëpunimin dhe përfaqësimin e barabartë të komuniteteve shqiptare në nivel lokal, ndërsa qytetarët pritet të kthehen sërish në votime për raundin e dytë./TS