Arben Taravari nga Gostivari: Vendosa të largohem nga qeveria dhe nuk pranova defaktorizimin e shqiptarëve si Izeti e Bilalli (VIDEO)

Lieri rben Taravari, në një fjalim të mbajtur në tubimin elektoral të Alweancës Kombëtare për Integrim në Gostivar, sqaroi publikisht arsyet e largimit nga qeveria e kaluar dhe refuzimin për të hyrë në marrëveshje të paprincipta me partitë maqedonase.

“U larguam me qejf. Unë kisha dy opsione: një, të fitoja disa komuna përmes një marrëveshjeje me VMRO-në. Por ku do të shkonim kështu? Do të çonim drejt defaktorizimit të shqiptarëve në pushtetin lokal, ndërkohë që në qendror ishim të defaktirizuar,” tha Taravari, njofton TS.

Ai shtoi se, nëse do të zgjidhte të ishte pjesë e qeverisë, do të duhej të pranonte një rol të nënshtruar

“Nëse do të vendosja të isha në qeveri, do të duhej të isha si Izeti e Bilalli,” u shpreh ai, por Taravari vendosi për opsionin e dytë atë bashkimin me Ali Ahmetin dhe me Aleancën Kombëtare për Integrim./TS