Anijet “Qi Jiguang ” dhe “Yimengshan” përfundojnë veprimtarinë e hapjes

Anijet e Marinës së Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, “Qi Jiguang” dhe “Yimengshan”, përfunduan veprimtaritë e tyre treditore të “hapjes së anijeve” të premten në mëngjes dhe u nisën nga Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong-Kongut për në Kamboxhia, Tajlandë e Singapor.

Gjatë qëndrimit të tyre në Hong-Kong u zhvilluan një sërë veprimtarish me temë detare, duke përfshirë shfaqjet e improvizuara, paraqitjen e sinjaleve detare dhe përvojën e lidhjes së nyjave, duke tërhequr mbi 20 000 pjesëmarrës nga Hong-Kongu dhe Makaoja

Kjo vizitë shënon herën e parë që anijet “Qi Jiguang” dhe “Yimengshan” përfshihen në veprimtari të “hapjes së anijeve” në Hong-Kong. Kjo është gjithashtu hera e dytë këtë vit që një flotë detare kineze ka organizuar veprimtari të tilla në Hong-Kong, pas një vizite në korrik nga flota e drejtuar nga aeroplanmbajtësja “Shandong”.