Ali Ahmeti pret në takim kampionin Florim Zendeli pas triumfit në PFL Europe

Sot Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), priti në takim kampionin e madh Florim Zendeli, fitues dhe mbrojtës i titullit në Professional Fighters League Europe (PFL Europe), pas suksesit të tij të fundit në Dubai.

Në këtë takim, i cili u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese, Ahmeti dhe Zendeli ndanë mendime për rrugëtimin sportiv të kampionit, sfidat e përballuara dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm që e kanë ngritur atë në majat e suksesit ndërkombëtar.

Ali Ahmeti theksoi se Florim Zendeli është shembull i disiplinës, vendosmërisë dhe krenarisë shqiptare në arenat botërore të sportit, duke theksuar se suksesi i tij nuk është vetëm një arritje personale, por edhe një frymëzim për të rinjtë shqiptarë. Ali Ahmeti pret në takim kampionin Florim Zendeli pas triumfit në PFL Europe

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo