Gjatë tubimit elektoral të Aleancës Kombëtare për Integrim në komunën e Studeniçanit, Ali Ahmeti përçoi një mesazh të fortë uniteti dhe krenarie kombëtare. Ai theksoi se shqiptarët nuk janë të ardhur, por janë pjesë themelore dhe formuese e shtetit.
“Ne nuk kemi dalë për të përçarë shqiptarët, por për t’u dalë zot! Shqiptarët këtu nuk janë minoritet. Janë popull shtetformues. Janë ata që i kanë dalë zot Marrëveshjes së Ohrit, që kanë sakrifikuar, që kanë luftuar për barazi dhe drejtësi,” tha Ahmeti, njofton TS.
Ai kritikoi ashpër gjuhën përçarëse që po përdoret nga disa qarqe politike, duke paralajmëruar se arritjet e shqiptarëve janë të rrezikuara.
“Kombin nuk e mbrojnë ata që vijnë me flamuj të huaj. Kombin e mbrojnë ata që e duan këtë vend, këtë tokë, këtë popull. Nuk ka fushatë nacionaliste, ka betejë për të drejtat që i kemi fituar me gjak,” u shpreh lideri Ali Ahmeti./TS